Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka dhënë pëlqimin e tij ndaj transferimit të sulmuesit Gonzalo Higuain drejt Milanit. Ai e ka cilësuar Higuanin si një kampion që çdo klub do të donte ta kishte.
Argjentinasi pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit si huazim për 18 milionë euro, me opsionin për ta blerë atë, pas përfundimit të sezonit, për 36 milionë euro. Fillimisht thuhej se 30-vjeçari ishte skeptik ndaj këtij transferimi, por tani raportohet se edhe ai ka arritur marrëveshje për kontratën e tij me Milanin.
“Unë tani e ndjek Milanin vetëm si tifoz, dhe si një tifoz, zemra ime është gjithmonë me klubin. Nuk jam më në një pozitë që të jap mendime se si duhet të menaxhohet klubi. Për këtë punë janë pronarët e rinj”, ka thënë Berlusconi, i cili drejtoi Milanin nga viti 1986 deri në vitin 2017.
“Higuaini? Ai është një kampion që çdo ekip do të donte ta kishte, but unë nuk e di nëse Milani do ta transferojë atë”.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...