Higuain tregon pse refuzoi Chelsean dhe zgjodhi Milanin

16:12 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Gonzalo Higuain ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të refuzojë Chelsean dhe të zgjedh Milanin.

Sulmuesi argjentinas pas zyrtarizimit te Milan, ka thënë se ka refuzuar Chelsea shkaku i mos interesimit të përgjithshëm nga kjo skuadër, duke shtuar se e ka kërkuar vetëm trajneri Maurizio Sarri.

Higuain pas dy sezoneve të kaluara te Juventus, këtë javë në formulën e huazimit kaloi te Milan, me të drejt blerje në fund të sezonit.

“Me sinqeritetin më të madh, respektin për Sarrin e kam të madh, por ai ishte i vetmi që më dëshironte te Chelsea”, ka deklaruar Higuain.

“Këtu te Milan më dëshironin  të gjithë, dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu”.

Higuain në dy sezone te Juventus që pas transferimit nga Napoli, ka shënuar 55 gola në 105 paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme