Gonzalo Higuain pritet të marr pjesë sot (e mërkurë) në stërvitje te Juventusi.
Megjithatë, ‘Corriere di Torino’ raporton që sulmuesi u ka thënë shokëve se do të transferohet te rivali në Serie A – AC Milani, transmeton portali arbresh.info.
Higuain i ka dërguar një mesazh një shoku të tij duke shkruar: “Po shkoj në AC Milan”.
Vëllai dhe agjenti i tij, Nicolas Higuain, ishte në Casa Milano në fillim të kësaj jave për tu takuar me drejtorin e ri sportiv Leonardo. Takimi zgjati katër orë dhe të dy palët ishin të kënaqur me rezultatin.
Problemi i vetëm është tani forma e transferimit.
Milani preferon fillimisht një marrëveshje në formë huazimi, por Higuain dhe Juve dëshiron që marrëveshja të jetë direkt e përhershme./arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...