Gonzalo Higuain pritet të jetë nesër në Londër.
Sulmuesi i Milanit raportohet nga mediat italiane se do t’i nënshtrohet nesër testit mjekësor te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Higuain besohet se është i gjithi i vendosur për t’i bashkuar Chelseas dhe vetëm çështjet formale si testi mjekësor dhe nënshkrimi i kontratës janë të nevojshme për të finalizuar marrëveshjen.
Përveç kësaj, Milani thuhet të jetë në “kontakt të vazhdueshëm” me Genoan për Krzystof Piatekin dhe një marrëveshje mund të arrihet menjëherë pasi i huazuari nga Juventusi arrinë në Londër.
Marrëveshja për kalimin e 31-vjeçarit në Stamford Bridge është në formë huazimi dhe me opsionin për blerjen e tij më pas./arbresh.info/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...