Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka pranuar ofertën e gjigantit italian, Milan.
Milani dhe Juventusi kanë arritur një marrvëshje dhe kjo është që Higuain do të huazohet me drejtë të blerjes në fund të sezonit.
Më herët ishte raportuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje në vlerë 54 milionë euro për argjentinasin.
Milani do t’ia paguajë Juves plot 18 milionë euro për ta huazuar sulmuesin, me opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme për një shumë shtesë prej 36 milionë euro.
Megjithatë, raportohej se Gonzalo Higuain ishte skeptik ndaj këtij transferimi. Tani kjo ka ndryshuar dhe 30-vjeçari është i gatshëm të luajë në San Siro sezonin e ardhshëm. /arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet