Google ADS

Higuain – Juventus, zbulohet një mesazh pas transferimit në Milan

10:16 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Gonzalo Higuain u largua nga Juventus duke iu bashkuar rivalit nga Serie A, Milan.

Higuain nuk deshi të largohej nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas u sakrifikua nga ‘Bianconerët’ pas blerjes së Cristiano Ronaldos duke përfunduar te rivali nga Serie A, Milan.

Fabio Caressa nga “Sky Sport” ka bërë të ditur se ka lexuar një mesazh nga Higuain i cili kishte shpjeguar largimin e tij nga Torino.

“Kam lexuar një mesazh nga Higuain ku thoshte se nuk dëshironte të largohej nga Juventus, ishte i detyruar të largohet”, deklaroi Caressa.

“Por, tani që është në Milan është duke dhënë shumë”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme