Google ADS

Higuain i nënshtrohet testit mjekësor te Milani

11:17 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Gonzalo Higuaini është aktualisht duke iu nënshtruar testit mjekësor në Milan dhe konfirmimi zyrtar i transferimit të tij nga Juventusi po afrohet.

Sulmuesi argjentinas ka arritur në klinikën Madonnina për t’iu nënshtruar testit rutinor dhe menjëherë pas tij pritet njoftimi zyrtar, transmeton portali arbresh.info.

Qindra tifozë janë mbledhur jashtë qendrës mjekësore për të mirëpritur lojtarin që në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha si Napoli dhe Real Madridi.

30-vjeçari dëshiron të nënshkruaj kontratë tri vjeçare me “Rossonerët” dhe ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se lojtari do të fitoj 10 milionë euro për sezon në San Siro.

Marrëveshja do t’i hap dyert kapitenit Leonardo Bonucci për rikthim te Juventusi si shkëmbim me Mattia Caldaran në drejtimin e kundërt./arbresh.info/

https://twitter.com/MilanEye/status/1024923040428122114

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme