Higuain i gatshëm për sfidën e re te Milani

09:14 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

AC Milani duket i vendosur për të mirëpritur sulmuesin Gonzalo Higuain nga Juventusi, pasi argjentinasi ka konfirmuar se është i ngazëllyer me këtë lëvizje.

Reprezentuesi i Argjentinës ka vendos t’i bashkohet “Rossonerëve” në formë huazimi për 18 milionë euro para finalizimit të marrëveshjes sezonin e ardhshëm për 36 milionë euro, ndërkohë që mbrojtësi Mattia Caldara do të shkëmbehet me Leonardo Bonuccin, transmeton portali arbresh.info.

Të dy, Higuain dhe Caldara do t’i nënshtrohen testeve mjekësore sot (e enjte) dhe Higuain ishte i ngazëllyer pasi arriti në Milano mbrëmjen e së mërkurës.

“Jam shumë mirë”, u ka thënë fillimisht ai gazetarëve. “Të presim për testin mjekësor dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë nga këtu”

“Jam i lumtur për aventurën e re. Dua t’i përshëndes të gjithë tifozët e Milani dhe Juves që gjithmonë kanë shfaqur dashuri ndaj meje”

“Leonardo më bindi mua. Kam folur tashmë edhe me Gattuson. Jam këtu për të shkuar për aq larg sa është e mundur”

Sezonin e kaluar, Higuain shënoi 23 gola brenda 50 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet te Juventusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme