Juventusi ka thirrur sulmuesin Gonzalo Higuain dhe Joao Cancelon për fazën e parë të stërvitjeve parasezonale.
Dyshja janë përfolur shumë për largim gjatë kësaj vere, por ata janë ftuar për të qenë të përfshirë kur Maurizio Sarri udhëheq seancën e parë stërvitore të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket Higuainit, kjo shënon jo vetëm ribashkimin me Juven dhe Sarrin, por edhe mundësinë për një tjetër shpagim.
Cancelo nga ana tjetër ka qenë subjekt së fundmi i një oferte të përmirësuar nga Manchester City.
Aty ka vend edhe për Marko Pjacan, i cili është kthyer në Torino pas huazimit te Fiorentina edicionin e kaluar.
Cristiano Ronaldo dhe Blauise Matuidi janë duke munguar, por do të fillojnë stërvitjet parasezonale të shtunën.
Të gjithë lojtarët e transferuar këtë verë si Gianluigi Buffon, Merih Demiral, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey janë thirru./arbresh.info/
Skuadra e Juves për stërvitjet parasezonale: Buffon, Perin, Pinsoglio, Szczesny; Bonucci, Cancelo, Chiellini, Demiral, De Sciglio, Rugani; Emre Can, Khedira, Pjanic, Rabiot, Ramsey; Bernardeschi, Douglas Costa, Higuain, Mandzukic, Pjaca
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë