Sulmuesi argjentinas tashmë ka mbërritur në Milano, ku është vendosur në një nga hotelet në qendër të qytetit.
30-vjeçari është pritur nga shumë tifozë, ndërsa nuk ka hezituar të flasë shkurtimisht.
“Së pari do të nënshkruaj pastaj do të flas. Do bëj testet mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj”.
“Po filloj një aventurë të re. Dua të përshëndeti gjithë tifozët, edhe ata të Juventusit që më dhanë shumë dashuri”.
“Më ka bindur Leonardo. Tashmë kam folur me Gattuson. Jam këtu për të arritur sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për gazetarët që ishin duke e pritur.
Raportohet se Milani është pajtuar për një huazim në vlerë 18 milionë euro, por të obliguar për ta blerë në verën tjetër për 36 milionë euro.
https://twitter.com/MilanEye/status/1024768992496504832
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...