Hidhet shorti, zbulohen çiftet e së tetës së finales së Europa League

13:52 | 25 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Pasi përfundoi faza e play-offit, sot është hedhur shorti i së tetës së finales së Europa Leagues.

Barcelona do të përballet me Galatasarayn, në njërin prej tetë çifteve të zbuluar sot pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.

Sa u përket çifteve të tjera, Leipzigu do të përballet me Spartak Moskën, e cila ndeshjen si vendës duhet ta luajë jashtë Rusisë.

Ndeshjet e para do të luhen më 10 mars, kurse ato të kthimit pas një jave, më 17 mars.

Barcelona shihet si favorite për të triumfuar në Europa League./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme