Google ADS

Hidhet shorti për kualifikimet e Evropianit U-19 për femra

13:59 | 23 Nëntor 2018
A. B.

Në Nyon të Zvicrës në praninë e përfaqësuesve të federatave kombëtare, sot, është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019/2020 për femra për grupmoshën 19-vjeçe, e ku nga FFK-ja morën pjesë znj. Vjollcë Krasniqi anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe znj. Valbonë Gashi, menaxhere e futbollit të femrave.

Kosova u përfshi në grupin e 12-të dhe do të zhvillojë ndeshje në rrethin e parë kualifikues me Turqinë, e cila e ka marrë përsipër organizimin, Danimarkën dhe Hungarinë. Garat e këtij rrethi do të zhvillohen prej 2 deri më 8 tetor të vititi 2019 në Turqi.

“Grupi është mjaft i fortë me skuadra cilësore dhe e vetmja lehtësi për neve është se nuk kemi nevojë për viza hyrëse e që mbase do ta vështirësonte punën tonë po të zhvillohej në një vend ku kërkohen viza. Mendoj se kemi kohë që ekipi ynë kombëtar të përgatitet sa më mirë që të jetë e mundur”, ka theksuar pas shortit Vjollcë Krasniqi.

Në Nyon delegacioni i FFK-së u takua me shumë përfaqësues të federatave kombëtare e në veçanti i përzemërt ishte takimi me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Dritan Babamusta dhe atë të Maqedonisë Kushtrim Luma, ku i bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet federatave me theks në futbollin e femrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme