Google ADS

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey, Mallorca e Muriqit përballet me Real Sociedadit

14:24 | 26 Janar 2024
KRG

U hodh shorti për fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në Spanjë, “Copa Del Rey”, me goglat që rezervuan dy përballje interesante.

Mallorca e Vedat Muriqit gjeti përballë baskët e Real Sociedad, me sfidën e parë që do të luhet në ishull. Mallorca vjen në këtë fazë pasi kaloi me sukses katalanasit e Gironas, ndërsa nga ana tjetër, Sociedadi mposhti në 1/16-at ekipin e Celta Vigos.

Ndërkohë, në takimin tjetër të 4-shes më të mirë, Atletiko Madrid që kaloi me vështirësi Sevillan do të ndeshet ndaj Athletic Bilbaon, me këta të fundit që eliminuan me një paraqitje fantastike skuadrën e Barcelonës.

Dueli mes dy skuadrave do të jetë interesant pasi “armata” e “Los Colchoneros” do të sfidohet nga vëllezërit Williams, me Inakin dhe Nicon në një formë të jashtëzakonshme.

Takimet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 7 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit 3 javë më vonë.

Të ngjashme