Hidhet shorti për gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

10:17 | 17 Mars 2017
Arbresh Info

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë sot (e premte) tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digital Kupës së Kosovës.

Të pranishëm në këtë event ishin anëtarë të Komisionit të Garave, përfaqësuesit e Digitalbit, përfaqësuesit e katër klubeve, dhe sekretari i përgjithshëm – Eroll Salihu, shkruan portali arbresh.info.

Pas tërheqjes së shortit u përcaktuan këto çifte: Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi.

Ndeshjet e para është paraparë të zhvillohen më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 prill./arbresh.info

20170317_095847

Të ngjashme