Sot në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për edicionin e ri futbollistik 2023/2024 në Kategorinë e Parë.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët mësuan nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni në 33 javë, ndërsa shorti u hodh nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.
Java e parë e kampionatit “Kategoria e Parë”, 2 shtator 2023:
KF Luz i Vogël – Flamurtari FC
Vora – FC Besa
KF Bylis – KF Burreli
KS Kastrioti – Elbasani
FK Tomori – KS Korabi
FC Lushnja – FK Apolonia
Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 2 shtator 2023 dhe është planifikuar të mbyllet më 8 maj 2024 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.
Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.
Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...