Është hedhur shorti për play-offi në garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Në garë janë 12 skuadra ku gjashtë nga to do të kalojnë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Shorti deshi që skuadra shumë të mira të përballen mes vete, ku veçohet dueli RB Salzburg – Brondby.
Fituesi i duelit CFR Cluj /Young Boys Bern do të përballet me atë të duelit Ferencvaros/Slavia Pragë.
Interesant pritet të jenë edhe në fituesit e dueleve Monaco/Sparta Pragë që do të përballet me Genk/Shakhtar Donetsk.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 gusht me fillim nga ora 21:00.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 dhe 25 gusht.
Gjashtë skuadrat që do të kalojnë tutje, do t’i bashkohen 26 ekipeve të tjera në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...