Hidhet shorti i FA Cup, Arsenal-Liverpool kryendeshja

14:41 | 5 Dhjetor 2023
D.H

FA Cup, kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit ka hedhur shortin për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar surprizat dhe përballjet interesante.

Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe “peshat” e rënda të futbollit anglez, teksa kryefjala është padiskutim përballja Arsenal-Liverpool, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.

Manchester United, finalistët e sezonit të kaluar do të matin forcat përballë Wigan në transfertë, ndërsa Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Preston.

Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield, ndërsa Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnley-t.

Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Premier League, Crystal Palace–Everton dhe në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Newcastle apo edhe Brentford-Wolves.

Ky raund është planifikuar për t’u luajtur në ditët e para të muajit janar të vitit të ardhshëm./ss

Kujtojmë që kampion në fuqi i FA Cup është Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme