Një gjykatës në Kaliforni ka marrë vendim në favor të Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në padinë e nisur nga vajzat e ekipit kombëtar të po të njëjtit vend, lidhur me diskriminim në baza gjinore.
Gjykatësi Gary Klausner ka vendosur që ekipi i grave i SHBA-së të mos ketë të drejtë t’i prezantojë në gjyqin që do të mbahet muajin e ardhshëm dy ndër akuzat më të rëndësishme: atë për pagë të jobarabartë dhe atë për diskriminim në kushte të fushave. Gjykatësi e mori këtë vendim me arsyetimin që akuzat nuk janë mjaftueshëm të argumentuara, transmeton Gazeta Express.
Pasi që këto dy akuza janë larguar nga padia e ekipit të vajzave, elementi i vetëm i mbetur në padi mbetet ai për diskriminim në kushte të udhëtimit (aeroplanë dhe hotele) dhe personel e përkrahje (mjekësor dhe në stërvitje).
Tani Federata e Futbollit e SHBA-së dhe ekipi kombëtar i vajzave do të takohen sërish në gjyqin përfundimtar më 16 qershor, mirëpo zëdhënësja e ekipit të vajzave Molly Levinson ka bërë të ditur se ato do ta apelojnë vendimin e Krausner.
“Ne jemi të tronditura dhe të zhgënjyera me vendimin e sotshëm, por nuk do të dorëzohemi nga puna e rëndë për pagë të barabartë”, ka thënë Levinson.
“Ne besojmë në argumentet tona dhe do ta vazhdojmë të punojmë me përkushtim që vajzat dhe gratë që e luajnë këtë sport nuk do të vlerësohen më pak vetëm për shkak të gjinisë së tyre”.
“Ne kemi mësuar se kemi pengesa të mëdha në rrugën tonë; e dimë se duhet guxim dhe kurajo dhe përkushtim për t’i tejkaluar ato”,
“Ne do ta apelojmë vendimin dhe do të ecim përpara. Fjalët s’mund ta përshkruajnë mirënjohjen tonë për të gjithë ata që na përkrahin”.
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...