Hertha Berlini e shokoi Liverpoolin, u shënuan 7 gola

22:31 | 29 Korrik 2021
KRG

Hertha Berlini e ka mposhtur 4-3 në miqësore Liverpoolin.

Liverpooli e nisi keq këtë miqësore, duke pranuar dy gola të shpejtë; Ascacibar në min e 21’ dhe Serdar në min e 31’ shënuan për 1-0 dhe 2-0.

Të besuarit e Klopp reaguan para se skuadrat të shkojnë në pushim, shënuan Mane në minutën e 37’ dhe Minamino 42’.

Në pjesën e dytë, Hertha bëri paraqitje fantastike, duke krijuar sërish epërsi prej dy golave.

Jovetic i shënoi të dy golat në minutën e 66’ dhe 80’ për 4-0.

Krejt çka bëri deri në fund Liverpooli, ishte të shënojë një tjetër gol për spektaklin që më shumë e shijuan tifozët, Chamberlain shënoi për rezultatin përfundimtar 4-3.

 

Miqësoren e radhës Liverpooli e zhvillon të dielën, kundër Athletic Bilbaos. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme