Mesfushori spanjoll i Manchester United, Ander Herrera ka pranuar të martën që Real Madridi ishte shumë më “superior” se Manchester United dhe që skuadra e Zinedine Zidanes është “më e mira në botë”.
Megjithatë, Herrera thekson që ndeshja e zhvilluar në Shkup të Maqedonisë është vendosur nga disa detaje të vogla të lojës së tyre, përfshirë shansin e humbur nga Marcus Rashford dhe golin e Casemiros nga pozita jashtë loje, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që ishte një disfatë e drejtë. Ata ishin më të mirë se ne mbi të gjitha. Megjithatë, unë ende besoj që gjithçka është vendosur në disa detaje të vogla. Ne humbën atë shans nga Rashford dhe goli i tyre i parë ishte nga pozita jashtë loje. Pas atij goli, ata ishin të vendosur dhe filluan të luajnë më mirë”, deklaroi mesfushori pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë, goli nga Isco nga ndezi neve. Atëherë ishte koha kur ne luajtëm më së miri. Ne kishim shanse përfshirë golin dhe shansin nga Rashford. Ata janë skuadra më e mirë në botë dhe ne duhet të përmirësohemi”, shtoi ai.
Herrera theksoi gjithashtu që Real Madridi është favorit për të fituar këtë vit Ligën e Kampionëve./arbresh.info
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...