Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka thënë se ish bashkëlojtari, Paul Pogba mund të jetë mesfushori më i mirë në botë.
Dyshja ka kaluar disa vite në “Old Trafford”, pastaj ishte spanjolli që në verën e kaluar u transferua në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se francezi mund të jetë më i miri në botë, shkaku i kualitetit të mirë.
“Pogba mund të jetë mesfushori më i mirë në botë. Për kualitet, ka gjithçka. Kurrë nuk kam parë ndonjë mesfushor që ka të gjitha kualitetet”.
“Mund të shpëtoj shumë herë topin, mund të shënojë gola, të mbrohet, të sulmojë, është i madh dhe i fortë”.
“Ishte kënaqësi që kam luajtur me të. Mendoj se të gjithë tifozët duan më të mirën për Pogba”, tha Herrera.
Francezi gjatë këtij sezoni ka bërë vetëm tetë paraqitje shkaku i lëndimeve, por e ardhmja e tij mbetet në dyshime./arbresh.info.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...