Ander Herrera është i ngazëllyer për të luajtur së bashku me Neymarin dhe beson se braziliani mund të sfidoj bashkëlojtarin te Paris Saint Germaini, Kylian Mbappen, për Topin e Artë.
27-vjeçari shënoi rikthimin nga lëndimi duke u paraqitur te Brazili në detyrë me skuadrën kombëtare dhe pritet të nis nga e para ndeshjen ndaj PSG-së në Liga 1 kundër Strasbourgut këtë të shtunë, transmeton portali arbresh.info.
“[Neymar] është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në botë dhe një kandidatë për Topin e Artë me Mbappen”, u ka thënë Herrera gazetarëve.
“Jam i ngazëllyer dhe i lumtur për të luajtur me Neymarin. Për mua është një gjë e mrekullueshme. Kjo është një mundësi për mua që të luaj me lojtarët si Neymar, si Kylian Mbappe apo Marco Verratti, të cili për mua mund të bëhet së shpejti mesfushori më i mirë”
“Ne do të sigurohemi që ai të jetë në sezonin e tij më të mirë”, shton Herrera./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...