Herolind Shala i qetë dhe i saktë, shënon gol të bukur në kampionatin norvegjez

19:29 | 21 Qershor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ishte protagonist në ndeshjen e që Valerenga e zhvilloi kundër Stabaek.

28-vjeçari e shënoi golin e parë në takimin që skuadra e tij e zhvillonte si vendas në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit norvegjez – Eliteserien.

Zhvillohej minuta e 16-të e takimit, kur pas një sulmi nga krahu i djathtë, Shala pranoi një top në qendër të zonës nga Magnus Lekven dhe goditi me të majtën për ta dërguar topin në rrjetë.

Në vazhdim të pjesës së parë, skuadra mysafire e përmbysi rezultatin, duke arritur të shënojë dy herë.

Ndërkaq, goli i shënuar është një paralajmërim për formën e mirë të mesfushorit të mrekullueshëm të Kosovës.

Shala, në pjesën e dytë të takimit (57′), u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

 

 

Të ngjashme