Herolind Shala ka falënderuar tifozët për përkrahjen fantastike mbrëmjen e sotme (e hënë) në “Fadil Vokrri”.
Kosova vazhdoi ëndrrën drejtë kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 pas tri pikëve të siguruar me fitoren 2 me 0 ndaj Malit të Zi në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Herolind Shala ka reaguar në rrjete sociale duke falënderuar “Dardanët” për përkrahjen e madhe.
“E arritëm atë që deshëm, dhamë gjithçka për ta fituar ndeshjen për ju. Faleminderit për përkrahjen e madhe, do të vazhdojmë të luajmë për ju”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Shala ishte nga minuta e parë në takimin e sotëm dhe luajti për 82′ minuta./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?