Heroi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është deklaruar pas fitores së skuadrës së tij në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Francës edhe pse me disa mungesa, arritën të marrin fitore të pastër prej 0-2 ndaj Manchester United në udhëtim.
Mbappe, që shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për fitoren, por ka thënë se kjo është vetëm gjysma e punës për skuadrën e tij.
“Ne jemi të lumtur, por kjo është vetëm gjysma e punës”, ka deklaruar Kylian Mbappe, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne do të vazhdojmë të përgatitemi. Në 20 minutat e fundit, ne ishim të goditur nga lodhja. Tani kemi tre javë për t’u siguruar që jemi gati të arrijmë kualifikimin tonë”.
“Kishim një sistem të ri dhe ne vërtetë nuk ishim duke e përdoruar atë. Kishim shumë mesfushorë dhe jo shumë sulmues. Kemi nevojë për kohë për t’u përshtatur, edhe pse mund të ndëshkohemi për këtë në Ligën e Kampionëve”.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?