Mbrojtësi Theo Hernandez ka pranuar se nuk ka menduar shumë për t’u transferuar të AC Milan-i.
Hernandez e nisi sezonin e ri me një asistim në fitoren ndaj Bologna-s, derisa vazhdon të impresionojë që nga sezoni i kaluar, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari shkëlqeu edicionin e kaluar, derisa ka pranuar se kalimi të “Rosonerët” ishte vendim i lehtë.
“Ishte lehtë për mua. Është klubi i dytë me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve. Është Milan-i”.
“Nuk mendova shumë. Bisedova me familjen dhe agjentin, pastaj kur dëgjova për interesimin, e dija që do përparoja në karrierë”, deklaroi ai.
Francezi ka bërë 38 paraqitje për Milan-in derisa ka kontribuar me shtatë gola dhe gjashtë asistime./arbresh.info.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...