Ylli i kombëtares franceze dhe PSG-së, Lucas Hernandez ka pësuar një lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit, gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Dortmundit në Champions League.
Pas këtij lëndimi ka reaguar lojtari në rrjetin social Instagram ku ka premtuar një rikthim të madh, shkruan Arbresh.info.
“Kur kam nënshkruar me PSG-në premtova se do të jepja shpirtin dhe zemrën për këtë skuadër. Dhe këtë kam bërë deri tani. Për fat të keq, gjatë ndeshjes ndaj Dortmundit pësova një lëndim. Tentova të qëndroja në fushë, u përpoqa të vijoja të luftoja për skuadrën tonë, por nuk ishte e thënë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe të dashurit e mi për dashurinë dhe mbështetjen.
Do të rikthehem më i fortë, me dashuri Lucas Hernandez”, ka shkruar mbrojtësi francez në rrjetin social z “Instagram”.
Lucas Hernandez ka humbur sezonin dhe Euro 2024./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...