Mbrojtësi i AC Milan, Theo Hernandez ka thënë se ndihet mjaftë mirë të “Rosonerët”.
22-vjeçari u transferua në “San Siro” gjatë verës për 20 milionë euro dhe ka arritur që brenda këtij sezoni të shënojë gjashtë gola dhe të bëj tri asistime, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka deklaruar se ky vit është mjaftë i rëndësishëm dhe është duke u munduar të mësojë më shumë.
“Ka qenë vit i rëndësishëm për mua. Jam adaptuar shumë shpejt. Besimi i trajnerit, ndihma nga bashkëlojtarët kanë efektive”.
“Jam në klub të madh dhe kam mundësinë të mësoj nga me të mirët, kjo është një ndër arsyet që me pëlqen shumë”.
“Të mund të stërvitesh me Zlatan Ibrahimovic është dhuratë, shansi për të punuar me njërin ndër lojtarët më të mirë në botë”, theksoi ai.
Hernandez gjithashtu zbuloi se Maldini ishte i rëndësishëm në vendimin për kalimin te Milan, ndërsa është duke punuar që të fitojë vendin në Kombëtaren e Francës.
“Maldini gjithmonë ka qenë pikë referimi për mua. Kur ke një kampion si ai para teje, nuk ka nevojë për të menduar. Dua të ndihmoj për të rikthyer Milan në vendin që i takon, për historinë dhe dashurinë e tifozëve”.
“Do të punojë për të fituar pozitën te skuadra e Francës dhe të jem i gatshëm kur Euro 2020 të vijë në verën e ardhshme, edhe pse zgjedhjet nuk varen nga unë”.
“Mund të luaj pranë vëllait tim Lucas Hernandez”, përfundoi ylli i Milan.
Për shërbimet e Hernandez ka interesim mjaftë të madh PSG./arbresh.info.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist