Google ADS

Hernandez: Luka Modric duhet të fitoj Topin e Artë

19:51 | 4 Qershor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez ka pretenduar se mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, duhet të fitoj Topin e Artë.

Modric shfaqi një performancë të shkëlqyer në fitoren e Real Madridit kundër Juventusit 4 me 1, ku ‘Los Blancos’ u bënë gjithashtu skuadra e parë që ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Hernandez, i cili shpenzoi sezonin 2014/15 në formë huazimi te Reali, postoi në rrjetin social Twitter: “Modric Topin e Artë të lutën! Madhështore! E mrekullueshme”.

Reprezentuesi kroat ka finalizuar 87 për qind të pasimeve të tij me sukses në ndeshjen kundër “Zonjës së Vjetër”./arbresh.info

2017-06-04-14_48_21-chicharito-hernandez-on-twitter_-_modric-balon-de-oro-por-favor-descomuna

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme