Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez iu ka mbyllur gojën spekulimeve se nuk është i lumtur te AC Milan.
22-vjeçari është në formë të mirë të “Rosonerët”, por ka thashetheme se nuk është i lumtur në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, francezi përmes një njoftimi në Twitter ka thënë se ata që nuk luajnë me kënaqësi te Milan, nuk e dinë çfarë është futbolli.
“Ata që nuk luajnë me kënaqësi te AC Milan, nuk e kuptojnë futbollin”, theksoi ai.
https://twitter.com/TheoHernandez/status/1227201475685822464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1227201475685822464&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.calciomercato.com%2Fen%2Fnews%2Fac-milan-hernandez-those-who-aren-t-happy-at-milan-don-t-underst-25853
Hernandez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe ka bërë 21 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime./arbresh.info.
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...