Janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve dhe tanimë pyetja më e shpeshtë është se kush do ta fitoj trofeun më të çmuar evropian?.
Gjatë një paraqitje në CBS Sports , Thierry Henry mbështeti fuqishëm Arsenalin për të fituar Ligën e Kampionëve dhe për të ngritur trofeun pavarësisht se kush është kundërshtari.
Të gjithë ekspertëve iu kërkua të zgjidhnin skuadrat finaliste, derisa Henry refuzoi të shtonte një kundërshtar, por tha se Arsenali do ta fitoj gjithsesi.
Shumica e mbështetën Manchester Cityn ose Real Madridin për të fituar, por kur i erdhi radha, legjenda e Arsenalit ishte i qartë në mendimin e tij.
“Oh unë? Më intereson vetëm Arsenali sepse ata janë ende në garë. Kështu që unë do të shkoj direkt me kampionin. Arsenalin. Mirupafshim, shihemi më vonë”, tha Henry.
Përgjigja e legjendës franceze solli të qeshura në studio, por Gunners këtë edicion janë në formë të shkëlqyer.
Në ndeshjen e parë në Emirates Stadium, Arsenali barazoi 2-2 me Bayern Munich dhe do ta kërkojnë kalimin në gjysmëfinale në Allianz Arena.
Në rast se Arsenali kalon në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Real Madrid – Manchester City, derisa në anën tjetër janë skuadrat Atletico Madrid – Borussia Dortmund dhe PSG – Barcelona. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...