Sfida e së martës mes Francës dhe Belgjikës nuk do të jetë thjesht një gjysmëfinale Botërori.
Në të dyja kampet ka lojtarë që në një mënyrë apo në një tjetër kanë lidhje me ekipin që do të kenë përballë.
Maruan Fellaini dhe Romelu Lukaku do të sfidojnë Paul Pogban, teksa derbi do të luhet edhe mes N’Golo Kantesë dhe dyshes Hazard-Courtouis që janë lojtarë të Chelseat.
Akoma edhe më shumë speciale sfida do të jetë për Thierry Henry. Ish-sulmuesi i Arsenalit është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998, ndërsa dy vjet më pas ka fituar edhe Kampionatin Europian.
Me 51 gola me fanellën e “Gjelave”, Henry është sulmuesi që ka shënuar më shumë në kombëtaren franceze.
Rekordet dhe arritjet të martën do të vendosen mënjanë, pasi Henry do të “jetë” në fushë me një tjetër fanellë, atë të kuqe, të Belgjikës.
Kjo ndodh sepse trajneri Martinez e ka preferuar si asistent, ose më saktë, trajner të sulmuesve me Thierry Henry që jep këshilla për Lukakun dhe të tjerët e vijës së parë.
Ishte pikërisht ideja e francezit postimi i Lukakut në të majtë dhe De Bryne si 9 false ndaj Brazilit. Kjo strategji dhe të tjera mund të jenë duke u përgatitur, teksa Henry për herë të parë do të sfidojë Francën e tij.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...