Sulmuesi legjendar, Thierry Henry, ka folur rreth transferimit të Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain.
Neymar që nga transferimi i tij në Parc des Princes, superylli brazilian ka shkëlqyer, por tashmë kanë filluar zërat se ai do të transferohet në Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle Neymar është larguar nga Barcelona, për shkak të Lionel Messi, i cili është futbollisti kryesor në Barça.
“Nuk e di nëse Neymar e braktisi Barcelonën për t’i ikur hijes së Messit”, ka thënë Henry.
“Por, e vërteta është se të gjithë lojtarët janë në hijen e Messit, dhe nëse Neymar nuk dëshiron të jetë në të, atëherë duhet ta ndërrojë sportin”, shtoi francezi. /arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...