Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry po lidhet me punën e Unai Emery në PSG.
E ardhmja e trajneri spanjollë është e turbullt në PSG pas një sezoni të parë të vështirë në krye të klubit parisien.
Eksperti i pavarur francez, Karim Bennani beson se Parisianët duhet ta konsiderojnë ndihmësin e Belgjikës, Henryn si trajner nëse ata do të shkarkojnë Emery.
“Nuk ka shumë trajnerë të njohur të lirë në treg, ndoshta për zakonin e tij për menaxhimin e yjeve, unë do të merrja Luis Enriquen”, ka thënë fillimisht Bennani për Canal Football Club.
“Nëse nuk provoni një herë, atëherë pse të mos merrni një lojtar të mëparshëm si Thierry Henry, i cili nuk ka referencë në stol por që saktësisht ka një atmosferë dhe një prani që mund ta lejojë atë të mësojë më shpejt”, përcjell Telegrafi.
“Ne e pamë atë me (Zinedine) Zidane, i cili pothuajse menjëherë u fut në stolin e Realit pas rezervave!”.
“Thierry Henry tani është zëvendës i Roberto Martinez me Belgjikën kështu që pse jo, kjo mund të jetë një goditje e madhe për Parisin!”, përfundoi eksperti francez.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...