Legjenda franceze, Thierry Henry është emëruar si trajneri i ri i klubit nga Mayor League Soccer (MLS), Montreal Impact.
Ish-ylli i Arsenalit dhe Francës ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me klubi nga MLS, e cila e sheh atë të kontraktuar me klubin deri në vitin 2022.
Henry, një ish-lojtar i New York Red Bulls shtoi se është nder të jetë trajner i Montrealit, ndërsa mezi pret të fillojë punën.“Është një nder të emërohesh si trajner i Montreal Impact dhe të kthehesh në MLS”, ka thënë fillimisht Henry.
“Është një kampionat që e njoh mirë dhe ku kam kaluar disa periudha të mira”.
“Të jesh në Quebec me Montreal, e cila ka një trashëgimi të madhe multikulturore, është diçka e jashtëzakonshme”.
“Gjithmonë kam pasur një vëmendje në këtë klub dhe tani jam këtu”, përfundoi francezi.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani