Arsenali pritet që të fillojë bisedimet me legjendën e klubit Thierry Henry për një rikthim të tij, me një rol që ende është në diskutim dhe pritet që të shpaloset së shpejti
Përderisa Henry ka shprehur edhe interesin e tij që të jetë pasues i Arsene Wenger si trajner, kjo pozitë pritet që ti besohet ish kapitenit të Arsenalit, Mikel Arteta i cili pritet që ta lë pozitën e asistentit të trajnerit në City për të marrë udhëheqjen e Arsenalit.
Tani është konfirmuar që Henry nuk e ka zgjatur kontratën si asistent trajner i kombëtares se Belgjikës gjë që ka shtuar pritjet që ai të kthehet në Arsenal për sezonin e ardhshëm.
Hirarkia e Arsenalit dëshironte që Henry të involvohet vitin e kaluar në skuadër, por marrëdhëniet e tij me Ëengerin ishin ftohur pasi që dyshja kishin mosmarrëveshje për menaxhimin e klubit gjatë verës së vitit 2016.
Wengeri kishte kërkuar nga Henry që të largohet nga skuadra dhe të shkojë si analist në Sky Sports ose të trajnonte të rinjtë e Arsenalit, të cilën gjë ai e kishte refuzuar.
Përderisa Henry ishte shumë kritik ndaj Wengerit dhe Arsenalit në Sky Sports që nga ajo kohë, e që tani duket se klubi janë të gatshëm që ta kthejnë atë në bankë, ndoshta edhe si ndihmës kryesor të Artetas.
Arsenali besohet se janë duke ndërtuar një skuadër të re menaxhuese ndryshe që do të prihet nga Arteta por që pritet të këtë asistenta të fortë në skuadër. Po ashtu, thuhet se Pep Guardiola është duke kërkuar opsione të reja për ta zëvendësuar atë.
Drejtori sportiv Raul Sanllehu dhe shefi i blerjeve Sven Mislintat pritet që të kenë rol kryesor në ndërtimin e së ardhmes se klubit, me prezencën e Henrys i cili ka mundësi që do të ftohet për të fituar zemrat e fansave të Arsenalit duke e caktuar atë në një rol menaxhues me kompetenca të larta pas largimit të Wengerit.
Nesër LDK prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e ...
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë