Thierry Henry dëshiron ta shoh Messin që ta mbyll karrierën e tij te Barcelona.
Messi aktualisht luan te Paris Saint-Germainin, dhe kontrata e tij skadon në në qershor të këtij viti, kurse me të ardhmen e tij nuk dihet ende se çfarë do të ndodh.
Henry duke folur si analist në “Amazon Prime Video”, Henry shprehu dëshirën e tij për të parë Messin të kthehet në Barcelonë, ku ai fitoi trofe të shumtë dhe u vendos si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
“Unë do të doja ta shihja atë të përfundojë karrierën e tij te Bracelona, është një dëshirë. Nuk po them se ai duhet të largohet nga PSG ose të mos largohet nga PSG. Jam i lumtur që e shoh në ligën franceze. Por, ngacmimet herën e fundit nuk ndihmuan. Trembëdhjetë gola, trembëdhjetë asistime (në Ligue 1 këtë sezon), po flasim për lojtarin më të mirë aktual në botë, në rregull?”, tha fillimisht legjenda e Arsenalit.
Henry luajti së bashku me Messin te Barcelona nga viti 2007 deri në 2010, përmendi dashurinë e tij për sportin dhe kontributet e 35-vjeçarit në Barcelonë si arsye për qëndrimin e tij.
“Ka të bëjë me dashurinë e lojës, për atë që ai bëri për këtë klub. Ai nuk u largua ashtu siç duhej. Është diçka që ende më shqetëson dhe mendoj se e shqetëson edhe atë”, shtoi 45-vjeçari.
Kurse nëpër disa lajme që po qarkullojnë ditëve të fundit thuhet se Messi është shumë afër kalimit te Barcelona.
Mbetët të shihet se çfarë do të ndodhë me fatin e argjentinasit./Arbresh.info/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...