Thierry Henry, i ngarkuar për të drejtuar ekipin olimpik të Francës në Lojërat Olimpike të Parisit, ka për mision t’i japë vendit të tij një nga medaljet më të pritura të eventit të verës: të artën në futbollin e meshkujve.
Për ta arritur këtë objektiv, i duhet ndihma e tre “yjeve” të Francës A.
Sipas “Le Parisien”, Henry shpreson të marrë një “po” nga Kylian Mbappé, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud.
Tre sulmues historikë të kombëtares franceze, tre lojtarë që do t’i jepnin një hop në cilësi skuadrës së tyre, që do t’i shtonin një medalje olimpike një rekord tashmë të lakmueshëm…
Kontrata Mbappesë me PSG-në përfundon në verë dhe ai do të jetë lojtar i Realit të Madridit duke filluar nga korriku.
Grumbullimi i tij i mundshëm për Olimpiadën të jenë një burim konflikti me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
As Griezmann dhe Giroud (golashënuesi i katërt dhe më i mirë i të gjitha kohërave të skuadrës) nuk do ta kishin të lehtë të bindnin klubet e tyre.
Ngjarjeje olimpike gjithmonë tenton të tërheqë vëmendjen e futbollistëve të mëdhenj… dhe aq më tepër kur Lojërat zhvillohen në shtëpi./ss
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi