Henrique e ka konfirmuar dëshirën e Barcelonës dhe PSG-së për ta pasur 23-vjeçarin në skuadër.
Tashmë është e konfirmuar, Caio Henrique Oliveira Silva ka rënë në radarin e Barcelonës dhe Paris Saint Germain. Këtë e ka konfirmuar vet mbrojtësi i majtë i Monacos.
Ai është shumë i lumtur që lidhet me dy klube si Barça dhe PSG, duke mos zbuluar asgjë më shumë për të ardhmen.
“Jam i qetë”, tha Henrique për Goal. “Tentoj që të koncentrohem në atë që ndodh në fushë dhe gjithçka tjetër është në duar të përfaqësuesit tim”, shtoi ai kur u pyet për interesimin e Barcelonës dhe PSG-së.
“Natyrisht është kënaqësi që të dëgjosh për klube të rëndësishme, por jam me këmbë në tokë dhe do të tentoj të bëj më të mirën, pa marr parasysh ku jam”.
Sezonin që lamë pas, braziliani ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat, ka asistuar pesë herë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...