Mefushori armen, Henrikh Mkhitaryan, nuk ka mundur t’i ndalë lotët gjatë përshendetjes së fundit me bashkëlojarët e tij të Manchester United.
Mkhitaryan pritet që të transferohet në Arsenal, si shkëmbim me Alexis Sanchez. Armeni humbi vendin e tij në formacionin bazë të Mourinhos dhe si rezultat i kësaj ai do të përdoret, që United të nënshkruajë me Sanchez.
Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar në këtë marrëveshje me Arsenalin, por si duket dëshira e mesfushorit ka qenë që ai të jetë ende pjesë e ‘djajvë të kuq’.
Sipas “The Dail Mail” ai ka qarë të premtën mbrëma pas stërvitjes së tij të fundit me bashkëlojtarët e tij të Manchester United, transmeton arbresh.info.
“Ai ka qarë shumë”, ka mësuar Daily Mail nga një burim brenda United.
“Ne e dimë që ai nuk është i lumtur me këtë marrëveshje, pasi marrëveshja po bëhet pa dëshirën e tij”, vazhdoi rrëfimin burimi brenda klubit.
“Ai e di që ka më shumë gjasa të luajë te Arsenali, por ai do të donte të largohej me dëshirën e tij”.
Është kuptuar se United do të pagujë 35 milionë funta për Sanchezin, dhe reprezentuesi kilian do të ketë pagë prej 350 mijë funta në javë. /arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban