Transferimi i propozuar që do të bëjë yjet Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan të shkëmbejnë klubet raportohet se do të finalizohet brenda 48 orëve të ardhshme pasi mesfushori i Manchester United t’i nënshtrohet testit mjekësor.
Sanchez tashmë ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara nga “Djajtë e Kuq” dhe tani është duke pritur që Arsenali dhe Mkhitaryan të kryen pjesën tjetër të mbetur të marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
Të dy, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kanë pranuar pasditen e sotme (e shtunë) që presin të ndodhë kjo marrëveshje dhe sipas ‘Sky Sport News’, tani gjërat janë më afër finalizimit pas një tjetër zhvillimi këtë mbrëmje.
Reprezentuesi armen ka pranuar të udhëtoj në Londër dhe të dy klubet shpresojnë që njoftimi të bëhet mbrëmjen e së hënës.
Raporti sugjeron që se marrëveshja do të jetë direkte, pra të dy lojtarët do të ndryshojnë skuadrat pa pasur nevojë të ofrohen ndonjë shumë e të hollave nga ndonjëri klub.
Asnjëri nga dy lojtarët nuk kanë qenë të përfshirë në skuadrat e tyre për ndeshjet e të shtunës, ku United fitoi 1 me 0 ndaj Burnleyt dhe Arsenali 4 me 1 ndaj Crystal Palaces./arbresh.info/
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media