Një nga kritikat e ngritura ndaj Jordan Henderson për bashkimin me Al Ettifaq është se vendimi ishte tërësisht për para.
Ish- kapiteni i Liverpoolit thotë se nuk është kështu.
“Kjo ishte gjëja më e vështirë. Njerëzit do ta shohin këtë klub si një mjet për të fituar para, kur në realitet nuk ishte aspak kështu”, ka thënë Henderon në një intervistë për The Athletic.
“Njerëzit mund të më besojnë ose jo, por në jetën time dhe në karrierën time, paratë nuk kanë qenë kurrë një motivim. Asnjëherë. Mos më keqkuptoni, kur lëvizni, marrëveshja e biznesit duhet të jetë e ngushtë. Duhet të keni financa, duhet të ndihesh i kërkuar, duhet të ndihesh i vlerësuar dhe paraja është pjesë e kësaj”.
“Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme. Dhe këto mundësi u shfaqën para se të përmendeshin paratë”, ka potencuar më tej anglezi.
Henderson u pyet rreth raportimeve se ai po fiton 700,000 euro në javë në Arabinë Saudite.
“Jo. Do të doja të ishte (qesh)”, u përgjigj ai. “Jo, sinqerisht, shifrat thjesht nuk janë të vërteta. Mirëpo, përsëri, ajo duhej të funksiononte edhe për ne financiarisht. Unë nuk po them që nuk ndodhi dhe nuk po them, ‘Oh, unë jam këtu me një shumë të vogël parash’, sepse janë para të mira dhe ishte një marrëveshje e mirë, por nuk ishin numrat që u raportuan. Jo”.
Më pas mesfushori u pyet nëse donte të thoshte se të gjithë do t’i kishin marrë paratë në ofertë.
“Do të ishte shumë më e lehtë për mua ta them këtë. Por, kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë më tej Henderson.
“Nuk është kështu sepse paratë nuk u përmendën deri pas arritjes së marrëveshjes. Unë mund të kisha qëndruar në Liverpool dhe të fitoja shumë para dhe nëse njerëzit nuk e besojnë këtë, atëherë nuk mund të bëj asgjë”. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...