Google ADS

Henderson preferon largimin e përhershëm nga Man United në vend të huazimit

08:16 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Manchester United e ka informuar Dean Henderson se ai mund të huazohet gjatë janarit.

Sipas “90min”, Henderson dëshiron të largohet nga klubi pasi ka mbetur mbrapa David de Geas, për shkak se ky i fundit po bën paraqitje tejet solide me “Djajtë e Kuq”.

24-vjeçari është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Angli dhe nuk është i sigurt se sa do të vazhdoj të ulet në stolin e United.

Menaxheri, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të lërë Henderson të huazohet deri në vitin 2023, pasi klubi nuk është duke menduar shitjen e tij.

Nga ana tjetër, Henderson më mirë do të siguronte një lëvizje të përhershme, pasi nuk ka asnjë indikacion nga skuadra angleze se ai do të ishte numri një i tyre.

24-vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e United, derisa para dy edicionesh ishte i huazuar te Sheffield United./Arbresh.info

Të ngjashme