Jordan Henderson ka thënë pas ndeshjes me Manchester Cityn se Liverpooli do tëluftojë deri në fund për titull.
The Reds u larguan nga Etihad Stadium me një pikë, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
“Ishte një lojë intensive që e dinim se do të ishte e tillë. E dinim se do të ishte e vështirë, City është një ekip fantastik”, deklaroi fillimisht Henderson pas ndeshjes për Sky Sports.
“Ne donim të vinim këtu dhe të jepnim më të mirën tonë dhe të merrnim fitoren, por, për fat të keq, nuk mundëm ta bënim këtë. Por në të njëjtën kohë, ne nuk e humbëm lojën”.
“Por po, sigurisht, ne donim të bënim më mirë, por nuk është fundi i botës. Ne jemi ende në garë, kështu që ka gjëra pozitive dhe negative për të marrë nga kjo ndeshje”.
“Do të duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në garën për titull. Ata nuk humbin shumë pikë. Ne e dimë këtë dhe duhet të përqendrohemi te vetja, të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur”.
“Ne duhet të jemi pas tyre. Ka ende shumë për të luajtur, nuk është fundi i botës, ne qëndrojmë pozitivë dhe vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, ka shtuar mesfushori anglez.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...