Hendboll, Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë

18:33 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”.

Kosova është futur direkt në short, duke mos pasur nevojë të luajë si më parë në dy faza të mëparshme dhe kjo fal ngritjes së nivelit në vitet e fundit.

Kosova ishte në vazon e katërt, duke bërë që të ketë kundërshtarë më të fortë.

Në shorti e hedhur sot Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë, që është edhe grupi i fundit 8.

Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë të parë në histori, pasi ka krijuar në grup të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme