Janë në fazën finale përgatitjet e Përfaqësues së Kosovës në hendboll për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve.
Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime.
Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022 në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Gjithmonë luajmë për fitore, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë si Rumania. Kemi punuar mirë, kemi luajtur me rumunët dhe kjo na ndihmon për të përgatitur më mirë ndeshjen”.
“Shpresojmë të paraqitemi me dinjitet ndaj Rumanisë. Të gjithë jemi të përkushtuar për të dhënë më të mirën”, ka thënë njëri prej portierëve të Kosovës, Haris Berisha.
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...