Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për edicionin 2018\2019. Titullin e parë në histori të klubit e ka siguruar të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.
Kampioni i ri e mposhti Vushtrrinë vendase me rezultat 28-26, në një ndeshje të fortë e dramatike. Për Istogun ishte kjo fitorja e dytë në finale të ‘play-offit’ dhe kështu Istogut iu dorëzua Kupa e kampionit. Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, transmeton kosovahandball.info
Istogu javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, ndërsa të shtunën është konfirmuar si skuadra më e mirë e këtij edicioni në hendbollin kosovar. Skuadra istogase kishte fituar kupën edhe para një viti, ndërsa tani i ka dhënë fund edhe pritjes për titull të kampionit.
Kjo skuadër kishte fituar bindshëm ndaj Vushtrrisë të mërkurën në Pejë, por të shtunën ndeshja ishte më e fortë. Vushtrriaset u mbajtën deri në fund, ndërsa pas pjesës së parë ishin në epërsi me rezultat 13-12.
Mirëpo, në minutat e fundit vendaset dështuan në disa aksione e në anën tjetër realizuan lojtaret istogase, për të shënuar fitoren përfundimtare të edicionit.
Istogu e kishte mbyllur stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa në gjysmëfinale të ‘play-offit’ e ka eliminuar Shqiponjën. Vushtrria e vendit të dytë në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën. Ndeshja përfundimtare u luajt para afro 600 shikuesve.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...