Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Janë përballur Trepça e Besa Famgas, ndërsa skuadra pejane ka festuar në fund.
Ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës A (meshkujt), Besa e ka fituar me rezultatin 26:22. Shkëputjen në rezultat, kampionia në fuqi e ka bërë vetëm në minutat e fundit.
Pas fillimit të barabartë, Trepça krijoi epërsi prej dy golash (5:3, 6:4, 7:5). Loja ndryshoi kur Nikola Prce, që kryen edhe detyrën e trajnerit, u aktivizua te Besa, në minutat e fundit të pjesës së parë. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 10:10.
Pjesën e dytë më mirë e nisi Besa që shpejtë krijoi epërsi prej dy golash, 14:12. Por rezultati u barazua në 14:14 e më pas në 15:15. Prapë Trepça kishte një periudhë të mirë duke udhëhequr me një gol e më pas me dy gola (18:16).
Në minutën e 49-të, vendasit kanë udhëhequr 20:19 e më pas mysafirët ishin përpara. Në minutën e 55-të, Besa udhëhoqi 23:22, ndërsa vendasit lëshuan rastin për të barazuar. Deri në fund pejanët shënuan edhe tri herë për fitoren 26:22, shkruan lajminet.
Denis Shabanoviq ishte më efikasi te Besa me gjashtë gola. Prce i shënoi pesë, ndërsa katër gola i realizoi Egzon Gjuka. U dallua edhe portieri Mursel Memeti.
Te Trepça, Deniz Terziqi shënoi tetë gola, ndërsa gjashtë i kishte Sali Maxhera.
Të dy skuadrat kanë luajtur mbrojtje të fortë, ndërsa Besa ka vazhduar ecurinë pa humbje.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 37 pikë, ndërsa Trepça është e dyta me 24 pikë.
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian