Të dielën janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Prishtina ka shënuar fitoren e katërt dhe i është bashkuar Ferizajt dhe Istogut në krye të tabelës. Prishtina fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 37-16.
M. Ipqi, L. Matarova e B. Hashani i shënuan nga 6 gola për Prishtinën. A. Baftiari shënoi 8 gola për Dritën që pësoi disfatën e katërt.
Më shumë rivalitet kishte në ndeshjen e luajtur në Deçan në mes të skuadrave Jusuf Gërvalla e Kastrioti. Fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 32-30. Në pjesën e parë rezultati ishte i barabartë, 16:16. V. Malaj udhëhoqi skuadrën Jusuf Gërvalla me 11 gola.
Te Kastrioti u dallua A. Salihu me shtatë gola. Jusuf Gërvalla shënoi fitoren e parë ndërsa është në vend të pestë me tri pikë. Kastrioti ka dy pikë në vend të shtatë.
Jusuf Gërvalla – Kastrioti 32-30 (16:16)
Jusuf Gërvalla: Qekaj 1, Imeraj 2, Tolaj 2, D. Qekaj 7, Qufaj 3, Gecaj 6, Malaj 11, Shala, Haxhosaj
Kastrioti: Stagova 6, E. Salihu 1, Beqiri, Hyseni, Gashi 5, Krasniqi, A. Salihu 7, Maksuti, Qerkini, Gurgurovci, Misini 5, Reqica 2, Gashi 4
Prishtina – Drita 37-16 (19:8)
Prishtina: Sefedini 3, Shala, Ipqi 6, Krasniqi, Bregovina, Uka, Stagova 5, Matarova 6, Mehmeti 5, Mekolli 1, Llapashtica 1, Sopjani 2, Hashani 6, Krasniqi 2
Drita: Baftiari 8, Vokshi 3, Hyseni, Reqani 1, Mustafa, Arifi 2, Isufi, Pajaziti
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...