Piloti që e drejtoi helikopterin me të cilin po udhëtonte Kobe Bryant dhe shtatë persona të tjerë, në kushte të këqija, ishte i certifikuar të fluturonte me ndihmën e instrumenteve, edhe në dukshmëri të ulët. Megjithatë, kompania për të cilën ai punonte nuk e kishte këtë të drejtë, rrjedhimisht helikopteri s’duhej të ishte nisur fare atë ditë.
Kur helikopteri me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit Kobe Bryant u rrëzua në një kodër plot mjegull në Los Angeles të dielën, duke i lënë të vdekur të gjithë nëntë personat në të, piloti i cili po tentonte t’i shmangej reve nuk e kishte autoritetin ligjor ta drejtonte atë helikopter me instrumentet e tij sepse pronari i helikopterit nuk e kishte certifikatat e nevojshme federale, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Express.
Island Express Helicopter, që e kishte në pronësi atë Sikorsky S-76B, ishte i certifikuar nga Administrata Federale e Fluturimit vetëm për udhëtime në kushte të dukshmërisë së lartë – të paktën tre milje dukshmëri e qartë. Kompania nuk ishte e certifikuar që piloti i saj ta drejtojë helikopterin me instrumente, ka thënë Kurt Deetz, pilot dhe ish-menaxher i sigurisë në këtë kompani.
Helikopteri i kishte instrumente e sofistikuara të cilat Administrata Federale e Fluturimit i ka aprovuar dhe piloti Ara Zobayan ishte i certifikuar të fluturonte me to. Mirëpo, për shkak se kompania s’ishte e certifikuar për këtë, piloti s’pati të drejtë të udhëtonte në kushtet në të cilat ishin atë ditë në Los Angeles.
Të martën në mbrëmje, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.
Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.
Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë.
“Ne e dimë se helikopteri u përplas me shumë energji në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy, duke shtuar se helikopteri kishte qenë në një pjesë para se ta godiste tokën.
Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.
Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.
Një mesin e gjërave që u shpëtuan nga vendi i ngjarjes ishte një iPad, që hetuesit shpresojnë të ketë qenë i pilotit për informata lidhur me motin dhe rrugëtimin e fluturimit.
Zyrtarët e NTSB-së gjithashtu i lajmëruar të afërmit e të vdekurve për detajet e reja përmes telefonit të martën, mirëpo nuk zbuluan se çfarë iu ishte thënë atyre apo kush kishte marrë pjesë në atë telefonatë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...